Home KRYESORE Është 53 vjeçe, por aktorja i sfidon të gjithë të gjejnë një...

Është 53 vjeçe, por aktorja i sfidon të gjithë të gjejnë një rrudhë në fytyrën e saj

Kush e tha që aktorët e sidomos aktoret duhet se me çdo kusht të mbajnë artificialisht bukurinë e tyre me anë të çdo lloj truku, vetëm e vetëm që të mos shfaqen ashtu siç i ka krijuar natyra?

Nëse mendoni që në botën e spektaklit make-up-i është i detyrueshëm, do ishte më mirë t’i hidhni një sy fotos së fundit të aktores Sabrina Ferilli, e cila luajti me aq sukses operën fituese të çmimit Oscar, me titull “La Grande Bellezza” të Paolo Sorrentino-s.

Fotoja e publikuar në Instagram e cila e paraqet në formën e saj natyrale, ka bërë jehonë menjëherë në internet.

Ylli 53-vjeçar ka lënë të gjithë të habitur me pamjen e saj, e cila ka mbetur e pandryshuar me kalimin e viteve.

Është e vështirë të gjendet një shenjë rrudhe në fytyrën e saj edhe pse ka kaluar shumë vite në shpinë.

Share: