Një shkrim i AFP-së për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat greke, nis me gëzimin e Nikos Kotzias për gërmimet dhe zhvarrosjen e ushtarëve grekë.
“Një moment historik, sapo është kryer zhvarrimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë” ka lajmëruar ministri në në mesazh në rrjetet sociale.
“Sot ka filluar puna, në prezencë të një komiteti Shqiptaro-Grek, në një atmosferë emocionuese”ka shtuar ai në një mesazh të dytë.
AFP shpjegon se në fushatën e viteve 1940-1941, një sulm i fashistëve italianë u zmbraps nga ushtarët grekë pavarësisht se numrat nuk ishin në favor të tyre. Kjo fitore festohet çdo vit në Greqi dhe konsiderohet fitorja e parë e Aleatëve kundër fuqive të Boshtit.
Sipas agjensisë shtetërore greke ANA, besohet se 6 deri 8 mijë ushtarë grekë janë varrosur në jug të Shqipërisë. Ndërkohë në shkrimin e AFP bie në sy qëndrimi i ndryshëm mes Italisë dhe Greqisë. Ndërsa Italia i tërhoqi eshtrat e ushtarëve të saj për në varrezat e atdheut të tyre, Greqia i la në Shqipëri.
“Mes Shqipërisë dhe Italisë, marrëveshja ishte që eshtrat e mbi 6 mijë ushtarëve italianë të riatdhësohen. Por Greqia, që ka një minoritet të sajin në jug të Shqipërisë dhe në të shkuarën ka pasur qëllime aneksimi të këtij rajoni, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të qëndrojnë në vendin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë përherë burim i tensionit mes dy vendeve”, shkruan AFP.
Marrëveshja me Greqinë për rivarrosjen e ushtarëve grekë dhe kërkimet në disa qyteteve iu dha dora e fundit në takimet mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias, por marrëveshja origjinale u përfundua në vitin 2009. Sipas marrëveshjes, eshtrat e ushtarëve grekë do të identifikohen dhe rivarrosen në dy varrezat në Bularat dhe Këlcyrë, aty ku prehen edhe qindra ushtarë të tjerë.
Nuk do të ketë varreza të tjera veç këtyre të dyjave ka sqaruar gjeneral Dedë Prenga, pak ditë më parë, që pranon se Greqia dhe Shqipëria kanë shifra kontradiktore për numrin e ushtarëve të varrosur.
“Ne e mbyllëm takimin për vitin 2017 në Athinë dhe takimi tjetër do të jetë në Tiranë këtë vti, nga fillimi i prillit. Siç është përcaktuar në marrëveshjen e 2009 nuk ka fuqi Këshilli i Ministrave apo ndonjë strukturë tjetër të bëjë ndryshime, pranuk ka rinegocim të marrëveshjes dhe janë vetëm këto dy vendprehje që janë tashmë të përcaktuara” është shprehur Prenga, kryetar i Komisionit të Negociimit.
Në një listë të publikuar në media zbulohet se kërkimet e grekëve janë të bazuara në një hartë me të dhëna ekzakte, ku është mbajtur shënim edhe një varr i vetëm në fshatra. Lista e gërmimeve të varreve është publikuar nga tesheshi.com por nuk konfirmohet nga pala shqiptare. Eshtrat e ushtarëve grekë që do të zbulohen do të zhvendosen më pas në varrezat e Bularatit apo të Këlcyrës.
Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina
Qarku Gjirokastër
Tepelene
Dragoti 674 varre
Qyteti Gjirokastër 2 varre.
Fshatin Derviçan 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre.
Fshati Vodhino 4 varre.
Fshati Jergucat 2 varre.
Fshati Dhuvjan 1 varr.
Fshati Kakavie 8 varre.
Fshati Drite 8 varre.
Fshati Kolonjë 10 varre.
Fshati Konçkë 1 varr.
Fshati Zhej 6 varre.
Fshati Labovë e Vogël 4 varre.
Fshati Çatistë 2 varre.
Fshati Glinë 11 varre.
Fshati Zervat 1 varr.
Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.
Fshati Vanistë 2 varre.
Fshati Gjat 2 varre.
Fshati Grapsh 17 varre.
Fshati Bularat 47 varre.
Fshati Picar 1 varr.
Qyteti i Përmetit 802 varre.
Fshati Kutal 25 varre.
Qyteti Këlcyrë 56 varre.
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre
Qarku Berat
Fshati Kulmak-Ujanik 16 varre.
Qarku Korçë.
Fshati Sovjan 9 varre.
Fshati Dushar 3 varre.
Fshati Trebickë 1 varrë
Qyteti Korçë 1 varr.
Ersekë
Fshati Borovë 2 varre.
Fshati Kagjinas 2 varre.
Selenicë e Pishës 1 varr.
Furrat e Gëlqerës Borovë 2 varre.
Fshati Kaltanj 1 varr.
Selenicë e Pishës 1 varr.
Pogradec
Fshati Remej 17 varre.
Varret e Grekut ( Qafa e Lipovës) 41 varre.
Leshnicë 17 varre.
Dardhas 2 varre.
Guri i Velgovës 1 varr.
Osnat 3 varre.
Nicë 2 varre.
Qyteti i Pogradecit 10 varre.
Qarku Vlorë
Sarandë
Fshati Muzinë 1 varr.
Dhrovanjë 2 varre.
Qyteti Delvinë 38 varre.
Nivicë 3 varre.
Vlora
Fshati Kuç 2 varre
Himarë (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre
Himarë ( fshat-Kumano) 1 varr
Himarë ( fshat-kisha e Shën Thanasit)1 varr
Himarë (qytet) 6 varre.
Himarë ( Llaman) 3 varre.
Vuno (Shëngjergj) 3 varre.
Vuno (gropa e kishës) 6 varre.
Kallarat 1 varr.
Vranisht 8 varre.
Mali i Skutaras 6 varre.
Bolenë 22 varre./Lapsi.al