Home KRYESORE Zhduket Myslim Pashaj, shfaqet Kristaq Gërveni-Ku humbi koloneli i detit?!

Zhduket Myslim Pashaj, shfaqet Kristaq Gërveni-Ku humbi koloneli i detit?!

Kolonel Myslim Pashaj, njeriu që foli i pari për marrëveshjen për kufirin detar në 2009, mes Shqipërisë dhe Greqisë është “zhdukur”.

Koloneli nuk ka reaguar pas lajmit të ditës së djeshme ku ministri grek, Nikos Kotzias deklaroi se Shqipëria ka pranuar zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale greke.

Faxweb.al tentoi disa herë të kontaktonte me Pashajn por pa sukses./faxweb.al

Duket se pozicionet e ekspertëve kanë ndryshuar, njësoj si të partive politike.

Anëtari i grupit negociator për marrëveshjen e vitit 2009, Kristaq Gërveni i pyetur nga Faxweb.al për deklaratën e Kotzias, ka thënë se kjo deklaratë nuk ka sens, në një kohë kur hapsira detare mes dy vendeve është më e vogël se 24 milje.

Sipas Gërvenit, është e vërtetë që çdo vend, bazuar në Konventë ka të drejtë të zgjerohet 12 milje, por kjo vlen për vendet që kanë një hapësirë ujore më të madhe se 24 milje.

“Ligji i Detit parashikon që çdo vend mund të zgjerohet 12 milje. Më vjen mirë nga njëra anë për ata që shpifën, ta provojnë në kurriz se çdo të thotë. E vërteta është kjo, Konventa për të Drejtën Detare, neni 3 specifikon se çdo shtet ka të drejtë të shpallë deri në 12 milje por jo më shumë se kaq. Kjo bëhet fjalë për vende që kanë hapsira ujore më shumë se 24 milje, dhe nuk ka sens të funksionojë mes nesh. Mes nesh, hapsira është e vogël, kështu që neni 15 që thotë që kur vendet janë përballë njëri-tjetrit duhet të ndahet mes për mes. Kjo gjë nuk mund të ndodhë vetëm të jenë të çmendur.”ka thënë Gërveni për Faxweb.al

Mbetet për t’u parë nëse në ditët e ardhshme do ketë një reagim nga ana e kolonel Pashajt, që duhet theksuar se ka një kuriozitet nga opinion publik mbi qëndrimin e tij.

Interesant është  fakti se asnjë nga ekspertët që dolën kundër marrëveshjes së 2009-ës, nuk kanë reaguar për çështjen e zgjerimit prej 12 miljesh të ujërave territoriale greke në hapsirën ujore shqiptare.

Të ketë ndryshuar mendim Myslim Pashaj?!/ faxweb.al

Share: