Home KRYESORE “Koha e bushtrës” Nga Kasem Seferi

“Koha e bushtrës” Nga Kasem Seferi

Për të gjithë ata që kanë lexuar veprën e shkrimtarit dhe filozofit të madh amerikan Mark Twain me vemendje, besoj se nuk e kanë harruar një episod ku përshkruhet në mënyrë simbolike periudha ndërzimit të qenve, ku bushtra ndiqet për ditë nga një kope qensh derisa të zgjedhë se kush do të jetë i pëlqyeri i saj.

Këto netë, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi, duke ndjekur ngeshëm programet e ndryshme televizive lidhur me Vettingun, korrupsionin, “peshqit e vegjël dhe të mëdhenj” që po ze “rrjeta” e prokurorëve, të cilët janë lëshuar nga zinxhiri i ish – Prokurorëve të Përgjithshëm nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, një nga “çuditë” që pashë dhe dëgjova ishte deklarata e ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me politikanë që betohen dhe bëjnë krime, që betohen dhe … fusin duart në paratë publike (tatimet dhe taksat që paguajnë ata që përbëjnë masivin e varfërisë shqiptare”.

Natyrisht, nuk duk aspak çudi komenti i Analistit dhe drejtuesit të emisionit Zotit Artur Zheji, që për cilësinë e deklamimit të Zotit Tahiri, kishte arritur në përfundimin se arti i deklamuarit të Zotit Tahiri ishte i një niveli për ta patur zili çdo gazetar.

Nuk besoj se ka pak qytetarë shqiptarë që të mos kenë dëgjuar për deklamimet bombastike të kriminelëve me famë botërore që përshkruhen në libra si ai i Mario Puzos “Kumbari”, filmi i bërë mbi bazë të këtij libri dhe në shumë filma të tjerë, pa harruar dokumentet e arkivave përkatëse.

Madje, Al Kapone, sipas analistëve është karakterizuar si mendjehollë nga të rrallët, por mbetet një prej kriminelëve më të mëdhenj në historinë e SHBA dhe botës.

”Quo vadis” zotërinj analistë?!

Pikërisht kjo pyetje më kujtoi episodin e bushtrës dhe qenve të Mark Twain, për arsye se kronikat e korrupsionit në Republikën e Shqipërisë përveç ngjyrës që përmendi juristi Gjokutaj në programin 360 gradë drejtuar nga Zoti Zheji, të kujtojnë qeverinë (jo emrin e radhës), e cila në rolin e bushtrës që joshet nga “qentë” e tufës kush do të jetë “i pagëzuari” për t’ia hypur parave të buxhetit.

Përmenden në këto programe nga “analistë dhe specialistë” raste, histori, “fakte”, emëra individësh në pozicione të ndryshme dhe i gjithë zemërimi i tyre derdhet mbi këta individë, duke dëshmuar në mënyrën më të turpshme se janë “të paguar” për të mos prekur “qentë” që ia kanë “hipur bushtrës” në këta njëzet e ca vite të tranzicionit/prostitucionit politik.

Edhe ne si Europa!

Të shkojmë drejtë Europës!

Jemi pjesë e pandarë dhe jetike e Europës!

Integrimi në Europë!

Dhe … përralla të këtij lloji nuk e ushqejnë barkun e thatë të qytetarit shqiptar.

Zoti Fuga!

Të lexova disa herë në lidhje me filmin dhe, veçanërisht, mungesën e ndonjë filmi për varfërinë, për drogën, për prostitucionin dhe, më besoni, u ndjeva fajtor që jetoj në këtë vend ku si çdo të argumentonte Zoti Çapajev Gjokutaj, flasim për barkthatët dhe ndihmojmë barkdreqërit.

“Quo vadis“ zotërinj analistë?!

Qeveria/qeverisja e Shqipërisë nuk mund të jetë më “bushtër“ e “qenve të tufës“ që korruptojnë.

Korrupsioni nuk është dukuri me një aktor, por me dy e më shumë.

Kthejeni kokën nga ana e “qenve“ në jua mban!

Ose jeni të korruptuar edhe ju gjithashtu!

Kasem Seferi

Share: