Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është i përfshirë në ndërtimin e një hoteli 5-katësh në qendër të qytetit të Korcës. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, referuar qytetarit dixhital, shkruan në Facebook se ajo është një zonë që nuk lejon asnjë lloj ndërtimi me arsyen se prish imazhin e qytetit, por miku i ngushtë i Peleshit, ndërton pa asnjë pengesë në mes të ditës.
Shënimi i plotë:
Niko Peleshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Z.Doktor !
Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet . Ju flm anonim te lutem !”