Përktheu Elona Caslli
Tri shkrepëse të ndezura njëra pas tjetrës
natën.
E para
për të parë fytyrën tënde.
E dyta
për të parë sytë e tu.
E fundit
për të parë gojën tënde.
Dhe errësira përqark
për të mbajtur mend gjithçka
teksa të shtrëngoj në krahët e mi.