Home KRYESORE Filmi, diktatura dhe përfytyrimi ynë në botë

Filmi, diktatura dhe përfytyrimi ynë në botë

Këto ditë, besoj se pothuajse pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë parë, me dhimbje, një “dialog” ndërmjet një qendre të kulturës/qendresës historike sipas meje dhe Qeverisë Rama 2, përfaqësuar nga “bilibilesha” Kumbaro.

Pyes veten: “Nuk ka halle më të mëdha kjo Shqipëri”?!

Zoti Edi Rama, po bëhet si Ali Xhixha, me përjashtim të faktit se i ndjeri Ali Xhixha i kënaqte qytetarët e Tiranës së asaj kohe, kurse ky kryeministër, bashkë me “Lali Erin” na kënaqin me “pedonalen/këmbësoren” ku mund të thyesh këmbët nga pplakat që lëvizin si kurva dhe, në veçanti, në sheshin “Skënderbej” me pllakat e thyera kaq shpejt.

Qytetarë!

Numëroni pllakat ku shkelni dhe për çdo plasaritje, do të gjeni se ku në m …t e ka hedhur Lek – un “Lali Eri”.

Aty bri “pedonales/këmbësores” është dhe Teatri Ko(m)bëtar.

Mbiemri “Kumbaro” më lidh me një mjeshtër të filmit artistik shqiptar, Saimir Kumbaron, një prej atyre që Sigurimi i Shtetit do ta listonte ndër armiqtë e diktaturës.

Më vjen keq për Zotin Spartak Ngjela, që nuk është në atë listë.

I mbërthyer prej më shumë se dy orë e më shumë nga film i prodhimit perëndimor me epiqendër survejimin nga Stasi i shkrimtarit gjermano – lindor Dreiner, po bëja krahasime, hamendje me këto që po ndodhin në këto thuajse tre dhjetëvjeçarë të tranzicionit/kalimit nga diktatura në (gjoja) demokraci.

Argumenti i vetëm që dëshmon “komedinë” e “demokracisë” shqiptare është filmi “Vdekja e kalit”, por jo e plotë sipas meje.

Përse?!

Një argument plotësues dhe i bindshmëm eshtë filmi “Bunker”, por edhe ky jo i plotë.

Plotësia, në kuptimin artistik është filmi i Saimir Kumbaros me mjedis azilin e pleqve në Kavajë ku përballen persekutorët/shkatërruesit e shpirtit njerëzor me viktimat/përvuajtësit.

Duke vlerësuar filmin perëndimor ku “kaleci” sheh se Ministri i Kulturës së RDGJ – së nuk e ka politikën e Partisë për masat, por për “p…”, nuk e denoncon shkrimtarrin “Ismail Kadare – Drejner” të Gjermanisë Lindore.

Çfarë bën kjo Qendra Kinematografike Shqiptare sot për të nxjerrë vlerat e e filmave të tillë të regjisorit Kumbaro, Çashku e të tjerë?!

Përse nuk e di (ose bën sikur nuk e di) bota çfarë ka ndodhur te ne duke vlerësuar filmat shqiptarë të periudhës së diktaturës.

Qendra e kinematografisë, sikundër vërente me “lenten” e tij filozofike filozofi Artan … nuk po bën një përpjekje për një film për varfërinë, për pasojat e drogës në familjet shqiptare, për … mutosjen që po i bëhet një populli.

“Bilbilesha” e Edi Ramës bilbilon.

Le të bilbilojë edhe te emisioni/programi i Mustafa Nanos.

Thirre, Zoti Mustafa Nano!

Thirre!

Kasem Seferi

Share: