Nga Edison Ypi
Jo çdo vrimë mund të llapi. Që Vrima të llapi duhet të jetë gojë. Që vrima të jetë gojë duhet të ketë llapë. Vrima e Ritës nuk ka llapë. Goja e Ritës është Vrimë me llapë. Vrima e Ritës është gojë pa llapë. Po të kishte Vrima e Ritës llapë, do ta bënte të qartë se s’ka Ritë që me Vrimën e Ritës bën Art. S’ka llapë stilistike. S’ka Vrimë artistike. Art me Vrimën e Ritës është vetë Vrima e Ritës.
Duke mos i njohur vuajtjet e Vrimës së Ritës për shkak të mungësës së llapës, publiku është çorroditur, kallaballëku s’po di nga t’ja mbajë.
Për t’i ardhur në ndihmë miletit duhet treguar se çfarë mund të bëhet me Vrimën e Ritës.
Vrima e Ritës, si çdo vrimë femre, si e thotë aq bukur populli, është edhe ajo një pus që nuk mbushet me pështymë. Pse duhet pështyrë, e për më tepër, mbushur, me pështymë dhe jo ndonjë lëng tjetër, këtë s’ka Vrimë Rite që e di. Megjithatë, mbushur apo zbrazur, me pështymë a pa pështymë, një gjë është e qartë; Vrima e Ritës nuk është pusetë e hapur që i kanë vjedhur kapakun, as zgafellë miniere kromi Bulqize që të bie mbi kokë e të lë top në vend, as Gryka e Këlcyrës,. dhe as Shpella e Pëllumbit, por shumë më e madhe, e pafundme. Aq e madhe sa brenda saj mund të futen si vagona trenash njëripastjetrit Tomorri, Korbai, Gramozi, Nëmërçka, si dhe brenda saj mund të derdhen Vjosa, Drini, Joni, Adriatiku, të gjitha oqeanet, madje i gjithë planeti dhe i gjithë Universi, e prapseprap të duket bosh, pse brenda saj të mos fusim ca gjëra më të vogla;
Ata që nuk e japin dhe nuk e marrin kuponin tatimor. Qefi brenda Vrimës së Ritës do i bëjë të lumtur të gjithë ata zagarë.
Ata që nuk paguajnë energjinë elektrike për të cilët s’ka burg më të ëmbël se Vrima e Ritës. Me këtë rast lirohen burgjet nga mbingarkesa dhe ministri Manjani çlirohet nga disa telashe të trashëguara të pamerituara.
Parlamentarët e inkriminuar. Nga trafiku i kurvave deri brenda Vrimës së Ritës, s’ka zgjidhje më të mirë për ta.
Spiunat e sigurimit që vjedhin OJQ-të, që kanë bllokuar qarkullimin e elitave më keq se kuçedra ujrat, çezmat s’mund të pretendojnë fat më të mirë pas të zezave që kanë bërë.
Shkrimtarët e këqinj, ata mutërit që me Letërsinë s’i lidh asgjë përpos përdorimit si mjet mbijetese, e pamundur të mos ndjehen rehat brenda thartirave të Vrimës së pafundme.
Plehrat snobista që nuk i kthejnë sytë nga fshatrat por i mbajnë gjithë kohën nga perëndimi, të hutuar nga kthesat labirintike të Vrimës së Ritës do tu çmendet busulla dhe do harrojnë preferencat perverse.
Pastaj flakjes brenda saj të këtyre dhe të tjerave qelbësira, Vrimës së Ritës t’i vihet llozi i Petros. Llozi i Petros së Vrimës së Ritës të mbyllët me kyç. Çelsi i kyçit të hidhet në det.
Nëse Ritës, për Art ose për qef, vrimën e vet do t’i teket ta përdori ndonjëherë, nuk është aq e marrë sa të zhytet në fund të detit për të gjetur çelësin. Për ta hequr llozin e Petros dhe hapur vrimën, do thërresi kovaçin e katundit. Nëse kovaçi nuk ka veglat e duhura për hapje vrime Rite, ose në katund nuk ka fare kovaç, Rita të veprojë ndryshe; Pasi t’i ketë hequr teshat, të ulet shalëhapur mbi Dajt si mbi karrike. Buzëqeshje enigmatike si e Monalizës, sisët varur, sytë e përhumbur drejt detit, shputat e këmbëve, e majta mbi Bërzhitë, e djathta mbi Zallherr, pamja do jetë aq madhështore sa nuk do mund të konkurrohet kurrën e kurrës nga asnjë Ritë dhe asnjë Vrimë. I gjithë populli shqiptar, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Diasporë, nga rrëza e Dajtit deri në Vorë, ca ulur ca më këmbë, do derdhet i gjithi për të parë ceremonialin e hapjes së vrimës së Ritës.
Nën thirrjet entuziaste “Lartë llapa”, “Poshtë Vrima”, “Rroftë uniteti Vrimë-Kërthizë- Llapë”, “Pa llapë s’ka Shqipëri”, “Pa Vrimë s’ka qef”, “Pa qef s’ka Komb”, Vrima e Ritës do çlirohet nga llozi i Petros me shpërthim me tritol. Për organizimin e ceremonisë do ngarkohet deputeti i ardhshëm Ismail Bej Çala. Komandën “Zjarr !” do ta japi Nebil Çika i Gazetës Minerva. Butonin do ta shtypi nazistja Eliana Hoxha e TV Shijakut.