Home KRYESORE Kujdesi ndaj klientit kthyer ne fodullëk ne zyrat e OSHEE!

Kujdesi ndaj klientit kthyer ne fodullëk ne zyrat e OSHEE!

Nga Dritan Hila

Kjo eshte nje pike kujdesi ndaj klientit e OSSHE prane qendres Kristal. Por mos u genjeni nga emri. Aty vetem kujdes ndaj klientit dhe respekt ndaj individit nuk ka. Nje roje firme private me emer “Ndreu” te le tek dera ne te ftohte, pavaresisht se kerkon vetem informacion. Rregullin e percakton ai. Nuk eshte rast i veçuar. Me ka ndodhur edhe tek pika afer UET. Atehere me lane ne mes te diellit. Dy dite me pas rojet ishin rrahur me njeri tjetrin.

Kam dy muaj dhe nuk rinovoj dot kontraten. Me kerkojne foton e matesit, te vules, te godines, te hyrjes dhe kutise, veç nje tufe vertetimesh e certifikatash. Mezi gjej nepermjet pyetjeve me te njohur kush eshte faturisti qe te caktoj diten e fotove. I cili me thote qe nuk ka kohe dhe nese dua ti bej foto matesit, duhet te shkoja diten qe ai shikonte aparatin. Fodulleku i tij ishte eksponencialisht me i madh se ai i rojes, sipas shkalles qe ze ne zinxhirin ushqimor. Mendoj si do te jete ai i Drejtorit te madh?!

Per hir te se vertetes, kam pasur pune si klient me zyrat e CEZ edhe para 2013-es. Askush nuk priste jashte. Nuk kishte roje private, apo edhe nese ka pasur, nuk binin ne sy. Se nuk kuptohet pse duhet te kete roje ne sportele ku shkojne te paguajne familjare, perveçse qellimit qe te krijohet nje sherbim per tu dhene me tender, tender i cili i ka gjithe arsyet te jete ndarje parash.

Por kjo arrogance e administrates eshte reflektim i asaj te kryeministrit. E mbaj mend ne 2004-2005 dhe 2012-2013 kete lloj tangerrlliku. Por nuk mendoja se njerezve te Rames do ju vinte kaq shpejt. Eshte shenje mosperfillje ndaj qenies njerezore. Eshte perbuzje ndaj nje populli te vobekte dhe te trembur nga forca e shtetit te nje njeriu frikacak, ashtu si shtetasit e tij. Eshte dhuna e frikacakut, pasi eshte shtypese dhe poshteruese per viktimen.

Dhe kur flas per administraten, nuk flas per punonjesit e sporteleve te cilet jane nen terrorin e pushimit nga puna dhe shfrytezimit mesjetar me oret e pa paguara per pune jashte orarit. Flas per ata te vendeve ku rripet viktima, si faturisti qe ben lidhjen, dhe shefi i tij; roja qe te fut pa rradhe dhe pronari i tij qe ka fituar nje tender dhe duhet te nxjerre parate e paguara. Reflektojne shefat e tyre, te cilet jetojne per korrupsion dhe nga korrupsioni. Çdo dite qe kalon, bindem se thenia e Rames drejtuar Berishes si “doktor Rrumpalla”, nuk ishte sharje por vleresim. Paska qene i vetmi stil pune qe njihte edhe ai vete.

P.S. Per ata qe e shikojne politikisht edhe diçka te tille si respekti ndaj vetes, uroj te mbeten rradhave.

Share: