Prokuroria ka njoftuar arrestime të bujshme sot në Rrogozhinë e Kavajë për abuzime me pronat në bregdet. Mësohet se në rrethin e personave te dyshuar eshtë edhe kryetari i Bashkise se Rrogozhines i zgjedhuri i PDIU në 2015, kohë kur kjo e fundit ishte në koalicion me PS.
Mësohet se Beqir Nuredinit i është bllokuar pasaporta dhe është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje.
Sakaq jane dhene masat e sigurise ne gjykaten e Kavajes edhe per disa zyrtare e ish-zyrtare te tjere. Policia dhe prokuroria kane njoftuar nje konference ne oren 17:00 per te thene detajet e ketij hetimi qe coi ne arrestime e ndjekje penale.
Kujtojme se ministri Xhafaj ne studion e Opinion e paralajmeroi kete operacion./opinion.al