Home KRYESORE Pacienti kishte masë tumorale në kokë që peshonte 1.8 kg!

Pacienti kishte masë tumorale në kokë që peshonte 1.8 kg!

Mjekët në një spital në Mumbai të Indisë kanë kryer një operacioni të rrezikshëm, ku nga truri i një burri 31-vjeçar larguan një përmasë tumorale që peshon 1.87 kilogram.

Sipas mjekëve ky tumor duket të jetë më i madhi i këtij lloji, që është hequr ndonjëherë në botë.

Ndërhyrja në kokën e Santlal Pal, një pacient i shtetit të Uttar Pradesh, është kryer nga kirurgët e spitalit BYL Nair, pasi qendrat shëndetësore të dy qyteteve të tjera, Varanasi dhe Allahabad, kishin refuzuar për të vepruar, sepse ndërhyrja konsiderohej shumë e rrezikshme.

Profesor Trimurti Nadkarni, kreu i Departamentit të Neurokirurgjisë së spitalit BYL Nair , tha se “pacienti, i shtruar në spital më 1 shkurt, dukej sikur kishte dy koka, njëra mbi tjetrën.

“Edhe enët e gjakut të kokës i ishin ndërlikuar dhe ishin zgjatur. Ai kishte dhimbje koke të vazhdueshme dhe ishte plotësisht i verbër”, tha doktori.

Një imazh i tomografisë dhe rezonancës magnetike tregoi se tumori ishte zhvilluar në të dy anët e trurit përmes eshtrave të kafkës. Operacioni, i kryer më 14 shkurt, zgjati shtatë orë dhe brenda tri ditësh, pacienti ka mbetur në kujdesin intensiv me frymëmarrje të asistuar.

Menaxherët e spitalit indian pas kontrollimit të të dhënave mjekësore, kanë konstatuar se tumori që u hoq nga truri i Pal peshon 1.87 kg dhe ka tejkaluar 1.4 kg e mëparshëm, që ishin hequr në vitin 2002 në spitalin KEM nga truri i një pacienti tjetër.

Lajmi ne BBC:
http://www.bbc.com/news/world-asia-india-43151120/Opinion.al

Share: