Nё intervistё pёr DW nё kuadrin e turit tё vizitave nё vendet e Ballkanit Perёndimor, kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, thekson nevojёn e njё perspektive tё sigurtё europiane pёr kёto vende.
Lidhur me njё kalendar tё mundshёm negociatash dhe antarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson:
“Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan unё nuk premtova data antarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”
Sa u pёrket kushteve tё antarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor:
“Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim.”
Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё Juncker thekson:
“Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Balkani ka nevojё pёr njё perspektivё tё sigurtё europiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari.”
Ku konsiston dallimi mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave?
“Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё.”