Home KRYESORE Kokaina në Durrës, Kryemadhi thirrje Ramës: Largohu sa më shpejt

Kokaina në Durrës, Kryemadhi thirrje Ramës: Largohu sa më shpejt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në ambjentet e jashtme të Kuvendit në lidhje me kapjen e sasisë rekord të kokainës në portin e Durrësit.

Kryemadhi i kërkoi Ramës “të distancohet, të marrë përsipër përgjegjësitë, të largohet sa më shpejt nga krimi i organizuar”.

Sipas saj, kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord jo vetëm në Shqipëri, “tregon mjerimi ku është zhytur vendi, e them se krimi i organizuar që ka zaptuar cdo institucion po kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe shtetit”- tha ajo

Kujtojmë se në Durrës u kap një sasi rekord kokaine prej 613 kilogramësh, teksa qeveria Rama u shpreh se ky operacion ishte një sukses vetëm i saj.

Sa i përket Vetingut në Polici, Kryemadhi u shpreh se ai është i domosdoshëm, ndaj duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve politikë.

Share: