Home KRYESORE Zgjedhjet në Itali/ Dy fituesit dhe humbja e madhe. Ja rezultatet deri...

Zgjedhjet në Itali/ Dy fituesit dhe humbja e madhe. Ja rezultatet deri tani

Zgjedhjet e vitit 2018 ne Itali kanë dy fitues: Lëvizja 5 Yjet, e cila bëhet partia e parë, duke thyer 31% të votave dhe dhe Lega e Matteo Salvini, e cila ‘pushton’ udhëheqjen e qendrës së djathtë.

tab

Zgjedhjet numerojne sipas mediave italiane shume humbes, por nje mbi te gjitha, Partia Demokratike e Matteo Renzi.

Nderkohe qe koalicioni i Qendres se Djathte eshte perpara ne kryesim, por nuk arrin të fitojë shumicën.

Kur mungojnë ende shume vota per tu numeruar (60.016 nga 61.401 janë përfunduar), M5S është forca politike më e votuar, me 31.95% të votave.

Pas saj, por shumë largë, PD me 19.21%. Koalicioni qendror i majtë qëndron në 23.10%. Listat e aleateve nuk japin shume shprese:

+Evropa nuk shkon përtej 2.38%

Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%

Italia/ Kryeson Qendra e Djathtë, 5 Yjet parti e parë, por s’formohet dot qeveria

Lëvizja 5 yje bën kercimin si partia e pare me rezultatet e deritanishme ne zgjedhjet e Italise, por ende nuk ka nje shumice per formimi e qeverise se re.

1

Mediat italiane raportojne se qendra e djathtë është në rritje ndërsa PD-ja e Matteo Renzit ka pesuar rënie. Deri tani në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

italia

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 vende të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.

***

Kjo eshte fotografia që jep projeksionet e para dhe sondazhet e daljes në zgjedhje të kësaj loje të vështirë elektorale që tani për tani duket të tregojë qartë vetëm ndryshimin vendimtar të balancës së pushtetit ndërmjet palëve, por jo të mjaftueshme për të përshkruar një shumicë të qartë që mund të përkthehet forcë qeveritare.

Koalicionet: Qendra e djathtë kap 37.3, Qendra e majtë 22.9, krahasuar me vetëm M5S 32.5.

Sipas partive: Me perqindje kemi kete rezultat, M5S 32,5; Pd 18,7%, Lega 17,5% Forza Italia 14,2%. Fratelli d’Italia 4,4%, Leu 3,2%, +Europa 2,5%.

Dalin exit poll-et e para, ende asnjë fitues i qartë

Italianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, i cili po shkon drejt fundit. Plot 46 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë e re.

italia voton

Sondazhet parazgjedhore nuk i japin shumicën askujt, diçka që do ta çonte krizën politike në Itali drejt thellimit, por parashikojnë se forca më e madhe në Parlamentin e ri do të jetë “Lëvizja 5 yjet” me 28% të votave, të ndjekur nga Partia Demokratike me 22.8%, “Forza Italia” me 16.4% dhe partia antiemigracion “Lega Nord” me 13.4%. Kjo e fundit mund të jetë pjesë e grupimit më të madh në Parlament, pasi është në koalicion me partinë “Forza Italia” të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

360grade.al

Share: