Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar të gjithë procedurën që një biznes duhet të plotësojë dokumentacionin tatimor. Të gjitha hapat që duhet të ndjekin bizneset e TVSH dhe Tatim- Fitimit.
Tatimpaguesit, që janë subjekt i TVSH-së ose i Tatim-fitimit, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, mbajnë regjistrat, dokumentacionin kontabël, librat dhe informacionin financiar, si dhe lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore ose kupon tatimor, në përputhje me ligjet e fushës, si dhe aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të tyre.
Tatimpaguesi, subjekt i TVSH-së, regjistron menjëherë të gjitha veprimet financiare dhe përgatit e mban libra e regjistra kontabël, ku regjistrohen:
a) shitjet e përditshme të mallrave ose kryerja e punimeve apo e shërbimeve të tatueshme, përfshirë shumën e secilit veprim dhe shumën e tatimit të ngarkuar;
b) veprimet e përfunduara, por akoma të pafaturuara;
c) veprimet e patatueshme;
ç) pagesat për mallra dhe shërbime, përfshi shumën e secilës blerje apo pagesë, shumën e tatimit të paguar dhe emrin e adresën e furnizuesit.
Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.
Dokumentet që duhet të plotësojë tatimpaguesi
Tatimpagues të biznesit të vogël me qarkullim vjetor nga 2,000,000 – 5,000,0000 lekë, që do të përfshiheni në skemën e TVSH duhet të dini se, dokumentacioni për qëllime tatimore, që ju duhet të mbani pranë vendit të ushtrimit të aktivitetit tuaj është :
Faturat tatimore të shitjes
Faturat tatimore të blerjes
Librat e shitjes dhe librat e blerjes
Faturat e shoqërimit të mallit, në rastet kur tatimpaguesi transporton mall me destinacion klientët e vetë.
PLOTËSIMI I NJË FATURE TATIMORE
Kur lëshohet fatura tatimore e shitjes?
Fatura tatimore e shitjes lëshohet nga tatimpagues që janë rregjistruar me pergjegjësinë tatimore të TVSH-së, për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit.
Kur lëshohet fatura tatimore e shitjes?
Fatura tatimore e shitjes lëshohet nga tatimpagues që janë rregjistruar me pergjegjësinë tatimore të TVSH-së, për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit.
Si plotësohet fatura tatimore e shitjes?
Supozojmë se tatimpaguesi po kryen një transaksion që kalon vlerën 40.000 lekë, në këtë moment tatimpaguesi duhet të plotësojë faturën tatimore të shitjes.
Hapat janë:
– Në fillim plotësohet data e kryerjes së transaksionit
– Nr rendor i faturës
– Emri i shitësit , NIPT-i, Adresa
– Emri i blerësit, NIPT-i, Adresa
– Përshkrimi i llojit të mallit dhe njësia përkatëse
– Sasia e mallit
– Çmimi i mallit
– Vlera pa TVSH e mallit
– TVSH-ja e vlerës së mallit
– Vlera e mallit me TVSH
– Nënshkrimi faturës për tansaksionin e kryer si nga ana e shitësit ashtu dhe nga ana e blerësit
– Në rastet kur malli kryhet me transport, nga nje tatimpagues tjetër, në faturë shënohet dhe emri i transportuesit, NIPT-i, adresa, data, targa, ora.
Tatimpaguesi në fund të çdo muaji, nëse ka kryer vetëm transaksione me kasë, pret faturë tatimore të shitjes duke deklaruar vlerën e të gjithë kuponave tatimorë, ku te emri i blerësit do regjistrojë “Klientë kase” (këtë proces tatimpaguesi mund ta menaxhojë edhe për periudha më të shkurtra se një muaj, p.sh të lëshojë faturë për kuponat fiskalë të lëshuar gjatë një jave).
PLOTËSIMI DHE DEKLARIMI I LIBRAVE TË SHITJEVE DHE BLERJEVE
a) Si plotësohet libri i blerjeve?
Të gjitha blerjet e realizuara për një muaj përmblidhen në librin e blerjeve.
Hapat janë:
– Në fillim plotësohet Nr serial i faturës së blerjes
– Data e faturës së blerjeve
– Emri i subjektit shitës
– Rrethi i shitësit
– NIPT i shitësit
– Totali i blerjeve
– Vlera e tatueshme për blerje nga importi me shkallë 20%
– TVSH për importet e mallrave 20%
– Vlera e tatuesheme për blerje nga furnitorë vëndas me shkallë 20%
– TVSH-ja nga furnitorë vendas 20%
– Vlera e tatueshme për blerje të invenstimeve nga furnitorë vëndas me shkallë 20%
– TVSH-ja për invenstime nga furnitorë vendas 20%
b) Si plotësohet libri i shitjeve?
Të gjitha transksionet e shitjeve (me kasë dhe faturë tatimore) të realizuara për çdo muaj përmblidhen në librin e shitjeve.
Hapat janë:
– Në fillim plotësohet Nr.i faturës tatimore të shitjes te kutia përkatëse e librit të shitjeve
– Nr.serial i faturës
– Data e faturës
– Emri i subjektit blerësit
– Rrethi
– NIPT-i i blerësit, kur subjekti është tatimpagues i regjistruar.
– Totali i shitjeve
– Shitje të tatueshme me shkallë 20%
– Tvsh e shitjeve me shkallë 20%
– Shitje të taueshme me shkallë 6% (struktura akomoduese)
– Tvsh e shitjeve me shkallë 6% (struktura akomoduese)/monitor/