180 të vdekur dhe rreth 1000 të infektuar është bilanci i një epidemie që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut si pasojë e salsiçeve. Mishi i përdorur në prodhimin e tyre, nga një prej kompanive ushqimore më të fuqishme të vendit, ka shkaktuar përhapjen e infeksionit të bakterit Listeria. Qeveria ka dhënë alarmin të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet shtazore të ambalazhuara.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se epidemia ka nisur në janar dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 180 personave, ndërkohë që rreth 1000 të tjerë janë të infektuar dhe po kurohen në spitale.
Në Afrikën e Jugut ka mbërritur tashmë edhe një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka analizuar produktet e gjigantit ushqimor dhe ka bllokuar prodhimin dhe eksportet në të gjitha vendet e tjera të kontinentit, pasi në fabrika janë gjetur gjurmët e baktereve në sasi të konsiderueshme.
Ndërkohë që nga epidemia e rëndë kërcënohen edhe fqinjët e Afrikës së Jugut, si Mozambiku, Zambia dhe Swasiland./o.j/dita