Home KRYESORE PD mbledh Kryesinë pasdite dhe, ja çfarë do vendoset

PD mbledh Kryesinë pasdite dhe, ja çfarë do vendoset

Partia Demokratike mbledh sot pasdite në 17:00 kryesinë. Mbledhja e kryesisë sot, vjen pas përfundimit të analizës në degët e partisë, ndërsa do të vendoset edhe data kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, bëri me dije se Kuvendi Kombëtar do të nisë punën për riorganizimin e strukturave të partisë.

Po ashtu, Basha ftoi kundërshtarët që të japin propozimi konkrete dhe të mos sulmojnë nga kafenetë.

Deklarata e Bashës, erdhi pas njoftimit të ish-deputetit të PD-së, Astrit Patozi, se nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie politike.

Share: