Home KRYESORE Universiteti Polis “Çmim të Arkitekturës Shqiptare 2018”, edicion special kushtuar rolit të...

Universiteti Polis “Çmim të Arkitekturës Shqiptare 2018”, edicion special kushtuar rolit të femrave në arkitekturën shqiptare.

U zhvillua sot në Universitetin Polis ceremonia e dhënies së “Çmimit të Arkitekturës Shqiptare 2018”, edicion special kushtuar rolit të femrave në arkitekturën shqiptare.

Ky çmim ju dha:

Valentina Pistoli – një nga arkitektet e para femra të sukseshme në Shqipëri. Ajo ka kontribuar si projektuese kryesore për disa nga punët më të rëndesishme gjatë periudhës së ekeonomisë së centralizuar, ku edhe pse nën kufizimet ideologjike të kohës, ka arritur të kultivojë një arkitekturë të thjeshtë dhe të paster që i qëndron kohës. Pistoli ka dhënë kontribut të veçantë në evolucionin e metodologjisë së projektimit pranë Institutit të Projektimit Arkitektonik në Tiranë, si dhe është angazhuar edhe në mësimdhënie për ngritjen dhe konsolidimin e shkollës së Arkitekturës në Shqiperi.

Vera Bushati – një nga personalitetet akademike të fushës së arkitekturës në Shqipëri, duke dhënë kontribut të posaçëm për ngritjen dhe kosolidimin në vite të lëndës së historisë dhe teorisë së arkitekturës botërore dhe shqiptare. Bushati është doktore e shkencave dhe mban titullin akademik “docent”. Ajo është autore e një sërë tesktsh me leksione, studime dhe botime, përfshi edhe përvoja projektimi dhe zbatimi. Bushati respektohet edhe për rolin e saj mjaft njërzor dhe administrues në pozicionin e dekanes së shkollës së arkitekturës në Universitetin Politeknik dhe Universitetin Polis, Tiranë.

Doris Andoni – një përfaqësuese e gjeneratës së mesme të arkitekteve femra me përvoje si në Institutin e projektimit të arkitekturës, edhe në institucionet e politikbërjes në qeverisjen qëndrore, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka krijuar një përvojë të admirueshme veçanërisht në fushën e legjislacionit të strehimit në tërësi, dhe veçanërisht të skemave dhe instumenteve të strehimit social në nivel qëndror dhe vendor. Pas studimeve në Tirane, ajo nuk ka ndaluar së thelluari njohuritë, duke kryer specializimet pasuniversitare në çështje të strehimit dhe zhvillimit urban në Holandë e Suedi, ndërsa aktualish po punon tezën e saj doktorale në këtë fushe. Andoni është e angazhuar prej disa vitesh edhe në mësimdhënie, si dhe është kampione e përfaqësimit të Shqipërisë në rrjetet europiane të strehimit, duke arritur të influencojë organizimin e eventeve ndërkombëtare për strehimin edhe në Tiranë.

Rudina Toto – një përfaqësuese e gjeneratave më të reja të arkitektëve dhe planifikuesve të territorit në Shqipëri. Ajo është pjesë e një grupimi alternativ profesional dhe intelektual që themeluan praktika gjithëpërfshirëse dhe reformuese për planifikimin e territorit në vend, në nivel komunitar, vendor dhe politikave qëndrore. Është bashkë-kontribuese në hartimin e një sërë paketash reformuese dhe ligjesh rregullatore në këtë fushë. Ka kryer studimet pasuniversitare në Holandë dhe së fundi ato doktorale. Kontribuon prej vitsh në projekte praktike planifikimi dhe zhvillimi territori në mënyrë të qëndrueshme, duke i transmetuar këto më pas edhe në mësimdhënie, botime dhe kërkim shkencor.

Share: