Home KRYESORE HABERET E MITROS, BABA KOMBI?! MAVRIA…

HABERET E MITROS, BABA KOMBI?! MAVRIA…

Nga Mitro Cela

Bëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Është I mëngjër. Me baluke. Banon në Tiranë. Deputet në Fier. Gjografia e banesave të deputetëve shtrihet në dy prefektura: Tiranë dhe Durrës?! E pyeta:

-Sa do jenë të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit për vitin 2016? - Deputet mavria, u mendua, kruajti kokën dhe foli:
-Të ardhurat e buxhet janë 900 milionë dollarë. Shpenzimet 750 milionë dollarë.

I zënë me hallet e miletit, deputeti nuk mund të lexojë shtypin. Nuk ka “bakërr në koh딝 të hapi internetin. Nuk ka nge as të lexojë relacionet që shoqërojnë projketbuxhetin. Në fakt të ardhurat e buxhetit do të jenë 4.1 miliardë dollarë. Shpenzimet 4.5 miliardë dollarë. Kalova, për muhabet në pyetjen e dytë:

– Sa punonjës paguahen nga buxheti i shtetit, me taksat e miletit? -Doktorë, infermjerë, mësues, policë, ushtarakë, ministra, bodigardë, punonjës bashkie-

Deputeti u përgjigj serbes”- 273 mijë punonjës?!
Në fakt janë 82 mijë punonjës buxhetorë.

Pyetja e tretë: -Sa para paguan buxheti për pensionet?
Deputeti:-Asnjë qindarkë.
Në fakt buxheti jep rreth 390 milionë dollarë.

Pyetja katër:- Sa mund të jetë rroga e Presidentit?
Deputeti:- 600 mijë lekë të reja në muaj.

Në fakt është 250 mijë lekë të reja në muaj

Vë dorën në zjarr, në se këto shifra i dinë vetëm 44 përqind e deputetëve?! Fundja pse duhet ta dijë të vërtertën babai I kombit? Ai futet mes “ajkës” së deputetëve-40 përqind e totali- që as flasin, as japin mendim, as kuvendojnë. Bën vetëm disa detyra: Firmos në bordero?! Merr kredi xhaba! Merr para për karburant, telefon edhe pse miletin nuk gjen kohë as të takojë e as të qajë hallet.

Share: