Nga Mirela Cela Jorgo
Sipas nje urdheri te lëshuar nga OSSHE qindra qytetare qendrojne neper radha per perditesim te te dhenave te cilat jane te mangeta ne sistemin informatik. Dokumentat qe te kerkojne jane: numrin e sahatit, nje certifikate familjare( dhe kete nuk e kuptoj sepse mund te duhet nje fotokopje e kartes se identitetit), nje kontrate sipermarrje te baneses ose hipoteka e saj, dhe nje fotografi te pallatit ku jeton dhe te baneses. Me falni keta jane punonjes te FBI apo punonjes te OSSHE? Pyetja tjeter pse une si qytetar duhet te rri me radhe te gjata per perditesim te dhenash ku lidhjet me institucionet shteterore duhet te jene online nepermjet sistemit informatik? E treta qe me shqeteson pse une duhet te penalizohem ne muajin Janar si qytetar me shifren 17000 leke per mos paraqitje te te perditesim te te dhenave? Kjo eshte skandaloze sinqerisht. Une paguaj faturen elektrike cdo muaj duke supozuar qe kam nje kontrate me KESH dhe keto para jane qe ky institucion te jete i afte per te mos me sjelle pengesa dhe faj nuk eshte imi qe ka paaftesi ne mbledhjen e te dhenave. Nuk mund te penalizosh keta qytetare per paaftesine si institucion qe je. Urdheri nuk ka baze ligjore…