Home KRYESORE Përleshje në parlamentin e Kosovës (VIDEO)

Përleshje në parlamentin e Kosovës (VIDEO)

Përplasje jo vetëm midis pushtetit dhe opozitës, por edhe brenda opozitës Një debat i nxehtë u zhvillua në seancën e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm midis pushtetit dhe opozitës, por edhe brendapërbrenda opozitës. U shtruan një varg cështjesh: shpenzimet nga buxheti i shtetit për lobim, për sulmin terrorist në objektin e Kuvendit dhe për fondin tre për qind në vitet ’90.

Në seancën ku po diskutohet vdekja e Astrit Deharit, ministrja e Integrimit që atëbotë ishte ministre e Drejtësisë, Dhurata Hoxha doli në foltore për t’iu drejtuar deputetëve, por ishin ata të Vetëvendosjes që nuk lejuan Hoxhën të flasë. Duke brohoritur godisnin tavolinat për të krijuar zhurmë në shenjë “proteste” që të mos flas ministrja Hoxha, shkruan rtv21.tv

Ky veprim ngjalli reagimin e deputetit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili filloi fjalosjen me deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba më pas ndërhyri edhe deputeti Rexhep Selimi dhe u grumbulluan shumë deputet të tjerë. Seanca mori tjetër drejtim, për këtë nënkryetari Xhavit Haliti kërkoi pauzë. Pas pauzës, ministres Hoxha iu dha prapë fjala në foltore.

Deputetët e Vetëvendosjes filluar prapë brohoritjet dhe trokitjet në tavolia për ta penguar atë, megjithatë ministrja vazhdoi fjalimin, duke thënë se deputetët e VV-së janë shndërruar në ekspertë të forenzikës, policisë, prokurorisë. Hoxha tha se është angazhuar për zgjidhjen e vdekjes së Astrit Deharit, duke bërë çdo gjë që ka qenë në kompetencën e tij. “Nuk kam qenë në qeli me të ndjerin, por as nuk e kam njohur.

Zoti Kurti si mund të jeni i qetë që nuk e keni lënë të ndjerin me familjen e tij. Pse nuk tregoni çka i keni thënë të ndjerit që e keni bërë të ndihet aq keq, që u dëshmua edhe në ditarin e tij, por ju e keni keqpërdorur dhe vazhdoni ta keqpërdoreni familjen e të ndjerit”, tha ajo./RTV21.tv

Share: