Home KRYESORE Serbia kundër Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës pas viteve...

Serbia kundër Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës pas viteve të 90-ta!

Nga Skender Jashari*

Kalvari i Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, nuk është kalvarë thjesht që kanë përjetu besimtarët e një feje-besimi, kjo tejkalon atë është më i rëndë, ky kalvarë është kumulim i kalvareve për Komb, Bindje politike dhe Besimit.

Fillimisht, jam kundërshtuar shpeshherë, sidomos nga fundamentalist islamik( të dirigjuar nga Serbia, apo pa identitet të dalluar Kombëtar), në lidhje me këtë. Këtë fe e kisha trashëgu si familje( përjashto një pjesë të familjes së gjerë që kthehej vazhdimisht në islam-shkaku i imponimit por edhe interest që i ofronte Perandoria Osmane e pas saj edhe Serbia), mirëpo unë e familja ime e ngushtë, këtë fe e mbanim shkaku i identifikimit dhe lidhjes me Gjergj Kastriotin( që ishte përcjellur si Porosi e Gjergj Kastriotit, përmes Kishës katolike të fshatit Rahovicë, në rastin e kthimit të Tij për në Krujë)! Në mua dhe familjen time të ngushtë, Feja e Shqipëtarit-Gjergj Kastriotit ishte më shumë orientim politik-ushtarak-kulturorë-civilizues drejt Europës-SHBA-së, sesa thjesht fe( besim të trashëguar që edhe të parët tonë e besuan)!

Por derisa mua dhe familjen time, na identifikuan si Shqipëtarët katolik të vetëm( të dalur publikisht) në Luginë të Preshevës, e shumë të tjera familje mbetën ende të fshehta, më së miri mund ta rrëfejmë terrorin dhe terrorizmin e Serbisë. Tashmë e dijmë të gjithë interesin politikë, strategjik të Serbisë, që Shqipëtarët të lidhen, drejtohen nga vendet orientale-Orienti dhe të shkëputen nga Perëndimi-SHBA!

Terrori dhe terrorizmi i Serbisë, kundër Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, është rritur me shkaktimin e luftërave në ish-jugosllavi, ku Serbia në vazhdimësi tentonte t’i implikonte Shqipëtarët si ekstremist e terrorist islamik! Madje siç edhe në Marrëveshjet Jugosllavi-Turqi, por edhe në elaboratet dhe ligjet agrare të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene, autoritetet pushtuese serbe, planet e tyre ekspansioniste dhe shoveniste i fillonin në territoret kufitare Shqipëtare( ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës!). E njejta, ndodhi edhe pas viteve 1990:

⦁ ku autoritetet pushtuese serbe, filluan dërgimin në vendet arabe të “shqipëtarëve” të Luginës së Preshevës, për të kry shkollimet teologjike vehabiste, duke instrumentalizu shumicën e hoxhallarëve tradicional, duke i përdorur bashkëpunëtorët e Serbisë; duke neutralize një pjesë të Shqipëtarëve me ideologji komuniste, dhe

⦁ Duke islamizu, izolu apo mbajtur edhe më fshehtë fenë katolike, Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës!

Serbia forcoi ndjenjën fetare islamike në Luginë të Preshevës( kryesisht përmes hoxhallarësh vehabist, por edhe shumicës së hoxhallarëve tradicionalist të Luginës së Preshevës), sidomos edhe përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë( jo të pakët në numër), të cilët tregoheshin shumë më fanatikë fetarë!

Derisa Shqipëtarët e besimit islam të Luginës së Preshevës, disa shkaku i verbërisë-indoktrinimit fetarë islamik, na cilësonin si armiqë më të mëdhej neve Shqipëtarëve katolik sesa serbët ortodoks( ende mund të dëgjohen raste të këtilla!). Por më shumë shkaku i frikës nga pushtuesi serbë, ngurronin t’i përkrahnin Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës.

Shqipëtarët ateist-komunist të Luginës së Preshevës, shkaku që nga ish-jugosllavia kishin marrë banesa, paga të mira por edhe benefite të tjera, apo gjoja bindjeve personale ateiste-komuniste, nuk përkrahnin Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës!

Pasiqë jam Shqipëtarë katolik i Luginës së Preshevës, i njohë shumicën e bashkëvendasëve të mi, që janë Shqipëtarë katolik të fshehtë, si në fshatin tim, por edhe në shumicën e vendbanimeve tjera( fshatrave dhe qytetit)! Edhe pse Liria e Besimit, propagandohet gjoja si e lejuar, e garantuar, e siguruar etj në mbarë botën, kjo absolutisht është e ndaluar në Luginë të Preshevës! Derisa Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës, të frikësuar deri në palcë, që në rast se do hetohen-kuptohet feja e tyre, do pësonin nga Serbia( frikë kjo edhe e trashëguar nga e kaluara), po ashtu do pësonin keq edhe nga “besimtarët fanatikë islamik”( pra bashkëpunëtorët e Serbisë), por edhe të izoluar dhe mospërkrahur edhe nga Shqipëtarët e besimit islam!

Kalvari i Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, pas vitit 1990, filloi me përvetësimin e Kishave katolike në shumicën e fshatrave, duke i kthyer ato në kisha ortodokse serbe apo duke i shkatërruar themelet e tyre( sidomos nga shqipfolës), krijimin e varrezave serbe dhe zhdukjen e varrezave të mbetura katolike!

Serbia përmes hoxhallarëve të dirigjuar prej saj( hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalist), por edhe nga “besimtarë fanatikë”( që realisht i njihja si bashkëpunëtorë të Serbisë), aktivisht u angazhuan në konvertimin e Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, të cilët i kishin identifikuar si të tillë! Ngaqë familjen time e kishin identifikuar shkaku i paraardhësëve të mi, si familje “qafirësh”, në vazhdimësi, u shënjestruan familjarët si nga policia serbe, bashkëpunëtorët e Serbisë( si fanatikë fetarë!), por edhe duke i largu dhe kërcënu që mos t’na ofroheshin-shoqëroheshin as Shqipëtarët ( katolik dhe musliman) të Luginës së Preshevës.

Kërcënime drejtëpërdrejt dhe sidomos përmes telekomunikimeve; sulme fizike; fyerje të familjarëve në publik; fletarreste; ofrim punësh me paga të mira( oficerë të policisë multietnike=multiçetnike) e deri në vendosje në vende të ndryshme të botës( që mos të qëndronim në vendlindje); shpifje( gjoja kam ndërru fe, gjoja jam agjent i Vatikanit, Tiranës, SHBA-së etj); arrestime; tentim tradhëtish dhe tradhëti edhe nga shqipfolës; rrahje dhe torturim nga autoritetet okupatore serbe; rrahje nga banda shqipfolësish; paraburgosje; plagosje dhe disa tentim vrasje( madje disa herë edhe në Republikë të Kosovës); demolim të dy shtëpive nga disa herë dhe djegëjen e shtëpive të tilla madje njërën duke e minuar dhe detonuar gjatë ditës( më 18.12.2014), e më pas duke ia hequr edhe themelet e gërmadhave të shtëpisë etj, të kryera nga policia, ushtria, xhandarmëria dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!

Bashkëpunëtorët e Serbisë(“ fanatikët islamikë”), si dhe hoxhallarët vehabi dhe shumica e hoxhallarëve tradicionalist, të dirigjuar nga Serbia, por edhe shqipfolës islamik që më shumë kanë identitetin fetar të theksuar sesa atë Kombëtar, në vazhdimësi por sidomos pas Luftës së UÇPMB-së, çdo rast shfrytëzonin të merrnin merita për “udhëzimin në fenë islame”( për t’na kthy në islam); duke na udhëzu “dashamirësisht”; duke këshillu; duke premtu të mira( tokësore të ndryshme dhe të mira në parajsë); duke na tërhequr vërejtjen për pasoja; duke izolu nga rrethi i gjerë familjarë dhe shoqëria.

Por të njejtët aplikonin edhe: fyerje, kërcënime, sulme dhe izolime në jetën e përditëshme, në shkollë fillore dhe të mesme( derisa nuk ishim në Luftën e UÇPMB-së); linçim dhe trajtim dallues nga mësues( bashkëpunëtorë të Serbisë) në shkollë fillore; duke tentu t’na fusnin në një grup të Agjentëve Islamik të Serbisë që ishin kryesisht ish-luftëtarë të UÇPMB-së( grup kjo e arrestuar në Republikë të Kosovës dhe e quajtur si agjentë të Serbisë edhe nga Qeveria) apo kreyrja e akteve terroriste islamike gjoja nën emër të Luftës për Liri kundër Serbisë etj. Kishte të tillë që para Luftës së Kosovës edhe kërcënonin( sidomos një hoxhë tradicionalist, i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë i fshatit Rahovicë).

Por sidomos një pjesë e familjes së gjerë, ka shumë përgjegjësi dhe fajësi, në vrasjen dhe vdekjen e disa gjyshërëve të mi, por edhe kundër meje dhe familjarëve të mi.

Fatin e ngjajshëm e përjetuan edhe ata pak Shqipëtarë katolik të Luginës që tentuan të publikojnë fenë e Gjergj Kastriotit( siç e quajmë në Luginë). Po ashtu u parandaluan madje edhe ngjajshëm përjetuan edhe Shqipëtarë që u rikthyen në fenë e Gjergj Kastriotit.

Më:19.03.2018

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Share: