Home KRYESORE Dyshime të forta qe ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin…

Dyshime të forta qe ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin…

Sipas burimeve të sigurta, ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin, mund të ketë lidhje të fshehta me Rusinë dhe të jetë financuar nga Moska.

Të paktën në një rast, ambasadori është parë të hyjë në selinë diplomatike të Rusisë në Tiranë por ai ka refuzuar të përgjigjet se me kë është takuar dhe çfarë ka biseduar aty.

Gjithashtu ka dyshime të besueshme se fije të padukshme lidhin derdhje të rregullta në llogarinë e pagës së Karpushinit me persona të afërt me Kremlinin.

Qasja proruse e ambasadorit është vënë re edhe në momente të caktuara publike si java e filmit rus në Tiranë, apo turneu i ansamblit popullor “Kamçatka” dy vjet më parë në Shqipëri.

Zyrtarë të ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme thanë se po e ndjekin me vëmendje rastin Karpushin dhe u shprehën se nëse dyshimet për lidhjet e tij me Moskën janë të vërteta atëherë këtu kemi të bëjmë me një skandal të përmasave ndërkombëtare.

Një burim qeveritar, i tha Maçokut se faktet flasin vetë dhe se Karpushini duhet të shkojë me këmbët e tij në Prokurori për t’u rrëfyer për lidhjet e tij okulte me Kremlinin./Maçoku i zi

Share: