Gezuar 22 Marsin, Diten e pare te Demokracise!
Nga Sali Berisha
Te dashur miq, sot mbare kombi yne nderon 22 Marsin e vitit 1992 si diten e pare te lirise se tij, diten ne te cilen nen udheheqjen e PD shqiptaret, njerezit me te shtypur dhe me mjeruar, me te izoluar te globit çelen me voten e tyre te lire rrugen e ndertimit te sistemit demokratik te bazuar ne shtetin ligjor dhe vlerat e lirise.
Si sot 26 vite me pare mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, permbysen me voten tyre te lire diktaturen e genocidit, shtypjes me te eger dhe krimeve kunder njerezimit qe Shqiperia dhe Europa kishin njohur me pare, diktaturen mizore te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes.
Me 22 Mars te vitit 1992 ne nisem udhetimin tone ne rrugen e lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar, te mbrojtjes se interesit tone kombetar dhe çeshtjes shqiptare te daljes nga izolimi dhe te renditjes se Shqiperise ne anen aleateve te saj perendimore.
Si sot 26 vite me pare ne nisem rrugen integrimit te vendit ne institucionet europiane dhe euroatllantike, Keshilin e Europes, Bashkimin Europian dhe NATO!
Sot pas 26 vitesh, me gjithe veshtiresite serioze ne udhetimin e saj, Shqiperia, nga njeri prej tre vendeve me ta varfera te botes, renditet me vendet me te ardhura te mesme te larta. Ajo eshte anetare e NATO-s, Keshillit te Europes dhe vend kandidat per anetar te BE, Kosova eshte e lire dhe e pavarur, shqiptaret ne teresi jane me te lire se kurre ne historine e tyre.
Por sot perseri vendi ndodhet ne nje udhekryq tejet te rrezikshem. Si ne asnje vend tjeter te Europes dhe botes, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama me narkoqeverine e tij ne pushtet ka vendosur narkoshtetin e tij dhe shnderruar Shqiperine ne vendin e sunduar nga droga, krimi, trafiqet kriminale, vendin e braktisjes masive nga qytetaret e tij!
Duke shprehur me nderimin me te madh para te gjithe atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe me voten e tyre me 22 Mars te vitit 1992 shemben sistemin barbar komunist te Enver Hoxhes, iu bej thirrje shqiptareve te ngrihemi dhe me guximin tone te permbysim, te flakim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin e Edvin Rames dhe klikes se tij.
Edhe njehere Gezuar 22 Marsin, diten e bardhe, diten e pare te Demokracise!! sb