Ambasadori ri Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për News 24 dhe ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me largimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria.
Sipas tij Ministria e Jashtme ka vepruar jashtë rregullave diplomatike, pasi ka publikuar emrat e diplomatëve të larguar.
“Dëbimi i diplomatëve nuk ka qenë i detyrueshëm për asnjë vend dhe as për Shqipërinë.
Për ne mbështetja këtë ose jo e këtij vendimi është një indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndoshë të një vendi, por edhe të sovranitetit real të këtyre vendeve.
Siç jeni në dijeni MPEJ në Shqipëri lëshoi një deklaratë në të cilën pa pasur asnjë provë e akuzoi Rusinë si një sulm kimik të zhvilluar kundër Britanisë, ndërsa tani pala Shqiptare dëbon dy diplomatët tanë, madje në kundërshtim me gjithë praktikën e gjithë pranuar ndërkombëtare.
MEPJ i ka bërë publike emrat e dy diplomatëve, një gjë e tillë është e pa lejueshme dhe na ka krijon një indinjatë të fortë. Shpjegojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të ministrisë”, tha ai.