Home KRYESORE Neranxi: Leksionet e demokracise nuk mund ti jape nje kryeminister i dhunshem!

Neranxi: Leksionet e demokracise nuk mund ti jape nje kryeminister i dhunshem!

Biznesmeni, ish deputeti dhe aktivisti Nikollaq Neranxi duket se nuk mund te rrije pa reaguar kur ka zhvillime me rendësi ne Shqipëri.

Ndërsa kish reaguar sapo u fol për taksen e rende te rrugës se Kombit, ai sot ku pati përplasje midis policisë dhe protestuesve te cilët janë kundër taksës se kësaj rruge, shkruan se nje kryeministër i dhunshëm nuk mund te japë leksione te demokracisë.

Ne fakt, njerëzit drejt përplasjes me institucione te shtetit i shtyjnë politikat te cilat nuk konsiderojnë kërkesat e drejta te tyre dhe pushteti i cili nuk i konsulton fare ata, siç mëson praktika perëndimore e demokracisë efektive.

Neranxi duke ju referuar këtyre parimeve themelore te demokracisë europiane, bën thirrje qe te mos lejohet burgosja e asnjë protestuesi.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit

Leksionet e demokracise nuk mund ti jape nje kryeminister i dhunshem! Nese nuk degjon zerin e qytetareve te tu, nuk le zgjidhje tjeter pervec nje reagimi si ky i kuksianeve! Respekt maksimal per keta njerez te cilet po protestojne per te gjithe ne pasi rruga eshte e te gjitheve! T’i mbeshtesim dhe mos ta leme kete pushtet kriminal te burgose askend! Te tregojme qe dime si ta ndalojme doren qe na vjedh dhe na dhunon nese kundershtojme!

Share: