Përktheu: Elona Caslli
Toka është e lakuar
nuk arrij të të shoh.
Arrij të shoh nga larg
qiellin e kaltër mbi zemrën tënde.
Kaltërsia?
Ajo kaltërsi është gjuha.
Do të doja që bota ta dëgjonte gëzimin,
por buzëqeshja ngrin anë gojës.
Në të kundërt, më dhuro një re
që t’i thyej orët e diellzuara.
Sytë e mi kanë nevojë për lot.
Dielli im ka nevojë për gjumë.