Më 4 janar pritet të nisë në “Tv Klan” emisioni “Stop”, vazhdimi i “Ça thu” prezantuar nga Gentian Zenelaj dhe Saimir Kodra. Rikthimi i formatit investigativ i cili i mungoi ekranit pas mbylljes së “Agon Channel”, duket se ka mobilizuar rivalin që transmetohet prej vitesh në “Top Channel”. Mbrëmjen e parë të Vitit të Ri, “Fiks Fare” ka nxjerrë edhe njëherë në skenë humoristët Koço Devole dhe ish-aktorin e Portokallisë, Romir Zalla. Sigurisht qe nga ekrani i Klan varianti i ri i “Ça thu” do jete me me shume shikues ku edhe moderatoret luajne rol te rendesishem per audiencen. Te pakten deri tani keshtu rezulton per nje sere emisionesh ne gare midis dy televizioneve kombetare te cilat pa dyshim kane uljet e ngritjet e tyre. Ne fund duhet thene se nga te tilla gara perfituese eshte shoqeria.