Home KRYESORE Vatikani njeh Palestinen, akoma jo Kosoven!

Vatikani njeh Palestinen, akoma jo Kosoven!

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar për njohjen “de fakto” të Palestinës nga Vatikani në vitin 2012 ka hyrë në fuqi zyrtarisht sot, ka njoftuar Selia e Shenjtë në Vatikan. Vatikani nënshkroi traktatin e parë më Palestinën qershorin e kaluar, kur bëri thirrje për veprime që ndalojnë konfliktin izraelito-palestinez dhe i dha mbështetje një alternative dy-shtetërore. “Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për nisjen e zbatimit të marrëveshjes janë përmbushur”,- ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Vatikani. Sigurisht qe behet fjale per statuse te ndryshme te dy shteteve ne OKB, sic jane Palenstina dhe Kosova, por duhet kujtuar qe Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosoven! Palestina tashme eshte anetare e OKB-se ndersa Kosova ka akoma rruge per te arritur kete status prane OKB edhe pse eshte pranuar ne organizata te ndryshme nderkombetare.

Share: