Prokuroria e Elbasanit në përfundim të hetimeve të nisura në 2015, ka çuar në gjyq Albert Krecin me profesion mjek ligjor që ka qenë për dy mandate kryetar i Komunës Pajovë në Peqin. Ai akuzohet se ka fshehur pasurine. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ndaj Krecit rendon akuza: “Mosdeklarim dhe fshehje pasurie” që parashikohet nga neni 257/a/2 i K.Penal. Po kështu akuzohet për deklaratë të rreme, bashkëpunëtori i tij Shpëtim Plaku. Albert Kreci ka qenë Kryetar i Komunës Pajovë në vitet 2007-2015, i zgjedhur i Partisë Demokratike.
Dosja e plotë
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 1024 te vitit 2015, për kryerjen e veprës penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale” që parashikohet nga neni 287 i K. Penal, fillimisht pa autor, me person të kallëzuar Albert Kreci.
Nga ana e të pandehurit Albert Kreci nuk janë deklaruar në shkelje flagrante të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/a/2 të K.P për këto akte:
•kontratë qiraje financiare me nr.1645 e nr.596 rep, nr.323/2, kol, datë 11.03.2011, për mjetin “Mazda CX7”;
•kontratë shitjeje nr.5972 rep. nr.1056/3 kol, datë 01.12.2011;
•kontratë qiraje financiare me nr.228 rep/ nr.162/1 kol dt.08.02.2012, çmimi i blerjes 51 500 euro;
•kontratë nr.262 rep e nr.46 kol, datë:19.01.2013, me shumë 20 000 euro;
•nuk është deklaruar ushtrimi i aktivitetiti privat të llojit kabllor “TV-ALB Pajovë”, të cilin e ka vendosur në emër të të pandehurit tjetër Shpëtim Plaku;
•për seksionin e “Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, kredia e materializuar në një kontratë huaje nr.rep 2723, nr. kol 898 datë 25.06.2015 midis personit juridik Shoqëria “Noa” sh.a. në cilësinë e huadhënësit dhe palëve Albert Kreci, Besnike Kreci dhe Shpëtim Plaku në cilësinë e huamarrësve.
Ka bërë deklarim të rremë në shkelje flagrante të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/a/2 të K.P për këto akte:
•në vitin 2007, se i ka dhënë me qira Mustafa Gjevorit, dyqan, me dat 25.08.2005, për 5 vjet, me vlerë qiraje 20.000 lekë në muaj. Mustafa Gjevori mohon ekzistencën e një marrëdhënie të tillë qiraje, deklarim i rremë në vitin 2009 për shitje toke arë 4000 m2, në fshatin Lazarej, Komuna Pajovë, shtetasit Berom Gjevori në vlerë 58.000 euro. Toka i është shitur Idajet Gjevorit në vlerë 4.500.000 lekë;
•deklarim i rremë në vitin 2010, se ka marrë borxh te Nezir Salla shumën 60.000 euro për ndërtim, shtesë kati. Deklarim i rremë në vitin 2013 se i ka shlyer Nezir Sallës shumën prej 14.000 euro. Deklarim i rremë në vitin 2014 se i detyrohet Nezir Sallës në vlerë 6000 euro. Nezir Salla mohon në tërësi ekzistencën e këtij borxhi apo huaje;
• deklarim i rremë në vitin 2014, në vitin 2015 dhe pas largimit nga detyra se ka siguruar të ardhura nga objektet e dhëna me qira Mahir Sallës në vlera 6480 euro + 6480 euro + 3780 euro. Mahir Salla mohon ekzistencën e kësaj marrëdhënie qirajel;
•deklarim i rremë, në vitin 2008, në vitin 2009, në vitin 2010, (200 euro në muaj) në vitin 2012 (qiraja 1000 euro në muaj), në vitin 2014, në vitin 2015, pas largimit nga detyra që ka siguruar të ardhura nga qiraja e objektit që i ka dhënë Shpëtim Plakut (për vitin 2008 – 2009 – 30.000 dhe 35.000 lekë në muaj) për vitet e tjera në vlerë 8100 euro + 8100 euro + 4725 euro. Shpëtim Plaku mohon ekzistencën e kësaj qiraje. Albert Kreci ka patur një aktivitet kabllor të tijin ku e paguante 30.000 lekë në muaj. Këtë aktivitet e ka fshehur duke e regjistruar në emër të Shpëtim Plakut;
•ka deklarim të rremë në lidhje me deklarimin e kredisë, përpara fillimit në detyrë, për shtëpi në “Raiffeisen” bank në vlere 1,700,000 lekë. “Raiffeisen” bank konfirmon për kredi në shumën 1 845 000 lekë, marrë më datë 11.10.2006, e mbyllur më datë 07.10.2010. Në vitin 2010 nuk deklarohet mbyllja e kësaj kredie.
•ka deklarim të rremë në lidhje me deklarimin e tre kredive, përpara fillimit në detyrë, për shtëpi në “ProCredit” bank në vlerat 20973 euro, 17.873 euro dhe 28.929 euro. “Pro Credit” bank konfirmon për kredi në vlera 25.000 euro, 39.000 euro dhe 29.000 euro.
•deklarim i rremë në vitin 2012, vlera e banesës së blerë Luan Hajkës është deklaruar 33,000 euro, ndërkohë që një vit më parë e kishte deklaruar 50,000 euro./opinion.al