Home KRYESORE Blogerja e seksit: Ju tregoj historinë si lindi Tabu.al

Blogerja e seksit: Ju tregoj historinë si lindi Tabu.al

Zhaklinë Lekatari është e njohur ndryshe si ‘Blogerja e seksit’ ka treguar si i lindi ideja e Tabu.al, një blog që trajton tematikat e seksit. Eksperienca e saj personale, një marrëdhënie e dhunshme gjatë kohës kur jetonte në Kosovë dhe punonte si gazetare në radio ka qenë shkak e krijimit të blogut të saj.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Zhaklinë tregoi se partneri i saj i ushtronte dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale, dhe dalja nga kjo marrëdhenie ka qenë e vështirë për të.

Zhaklinë Lekatari: “Ideja ka lindur para 4-5 viteve. Tabu nuk është një projekt që lindi këtë vit për shkak të rrjeteve sociale apo të zhvillimit që ka marrë shoqëria jonë. Lindi nga jeta në Kosovë dhe arsyes për të cilën unë u largova nga Kosova. Duke qenë një vend i izoluar dhe me ide të forta patriarkale unë e ndjeja realisht dhunën sociale, psikologjike që shoqëria kanalizonte jo vetëm tek unë por edhe tek gratë e tjera.

Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua.

Mendoj që jam një grua e fortë. Nuk mendoja se një eksperiencë e tillë do më ndodhte mua. Kur isha më e re thoja se nëse unë do të ndodhem ndonjëherë në një situatë të tillë absolutisht unë do refuzoja, do të ngrija zërin.

Patjetër që e bëra atë por ndonjëherë njeriu nuk e kupton as vetë se pse i ka bërë ato veprime. Edhe nëse nuk veprojmë edhe nëse veprojmë kemi përgjegjësi. E pashë veten në këtë marrëdhënie, nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur me mua. Pse isha unë në atë marrëdhënie?

Pse më kishte ndodhur mua? Si është e mundur që kisha arritur deri aty? Si e kisha humbur veten? I dhashë fund kësaj marrëdhënie, me vështirësi por i dhashë fund. Dhe rilindja ime ka qenë një proces që ka zgjatur rreth 2 vite.

Aty lindi ideja që unë patjetër duhet ta ngrija zërin dhe ta ndaja këtë eksperiencë edhe me gra, me vajza të tjera të cilat mund të ishin në kushte akoma më të këqija sesa unë, të cilat mund të mos kishin eksperiencën që kisha unë, edukimin që kam unë, ndihmën familjare që kam pasur unë, ndihmën e shoqërisë ose rrethin shoqëror ku jetoja unë.

Duke u fuqizuar edhe vetë sepse Tabu-ja realisht më ka fuqizuar shumë, dëshiroja që këtë eksperiencë ta ndaja me të tjerë. Dëshiroja që ta ngrija zërin, të jepja informacionin e duhur edhe pse gjatë gjithë adoleshencës sime, rinisë apo fazave nëpër të cilat kam kauar në rritje edhe gjatë kohës që kam qenë në Shqipëri kam ndjerë gjithmonë paragjykim.

Paragjykim pse ke tatuazhe, vathë, se nuk i përgjigjesh standarteve që shoqëria që ka vendosur. Është një buqetë arsyesh përser Tabu lindi.”


360grade.al

Share: