Home KRYESORE Merret në pyetje truproja e Saimir Tahirit

Merret në pyetje truproja e Saimir Tahirit

Prokuroria merr në pyetje truprojen e ish ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri. Prokurori Dritan Prenci firmosi shkresën për të marrë në pyetje truprojën e ish ministrit

Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy efektivë të policisë së Vlorës. Më 12 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”. Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rënda po presin letër-porositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora. /Ora News.tv/

Share: