Home KRYESORE Dy operacione me Spanjën e Gjermaninë, Xhafaj e tregon: Finalizohen sot

Dy operacione me Spanjën e Gjermaninë, Xhafaj e tregon: Finalizohen sot

Ministri i Brendshëm ka njoftuar se policia e Shtetit do të finalizojë sot dy operacione me autoritetet gjermane dhe spanjollet. Nga Lezha ku ishte në Forumin e Sigurisë, Xhafaj deklaroi se jo më larg se sot pasdite policia e Shtetit do të finalizojë këto operacione që godasin një aktivitet të rëndë kriminal.

“Jo më larg se sot, pasdite Policia e Shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal dhe ne kemi filluar njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale. Natyrisht këto Janë paksa çështje të rënda por ka disa çështje të tjera që policia vendore duhet të jetë më e fokusuar”, tha Xhafaj.

Xhafaj: Ky forum është gjëja e duhur. Ky është një proçes llogaridhënës. Ne jemi këtu në këto takime për të dhënë llogari se si jemi duke e bërë punën përpara qytetarëve. Jemi këtu për ti treguar prioritetet e Policisë dhe se si është e angazhuar ministria për të mbështetur policinë në këtë drejtim. Detyrimi ynë është t’ju përgjigjemi në këtë llogaridhënie pasi ju paguani taksa mbi të cilat organizohet dhe puna e policisë së shteti

Çështjet e Rendit të Sigurisë janë detyrë e policisë. Policia është aktor kryesorë, por jo i vetëm, pasi janë dhe aktorë të tjerë që duhet të punojnë për këtë, shoqëria civile, kryetarët të fshatrave, dhe kryetarët e njësive vendore. Normalisht nuk mund të vendosim polic në çdo cep pallati, apo sheslong në plazh, do ishte marrëzi. Syri jonë në lagje dhe në çdo cep të vendit është qytetarit që të bashkëpunojë me policinë, të ketë besim se ajo I zgjidh hallet. Ky është preokupimi jonë

Dhe pas këtij preokupimi, polica ka detyrimin ti shërbejë njësojë dhe atij që e ka xhepin plot dhe atij që është në pension dhe në kohë të shpejtë dhe të saktë. Nuk është policia e Shtetit me punonjës që në mëngjes janë punonjës policie në darkë rin me trafikant. Prandaj duam që trupa e policisë të jetë e pastër dhe e shëndetshme. E kam thënë që në krye të këtij proçesi, ne jemi me fat, që njerëzit dhe qytetarët e konsiderojnë policinë në institucionet më të besueshme. Kjo është meritë e atyre burrave dhe gra që punojnë me përkushtim në radhët e policisë. Por siç ka pjesë të pasër ka dhe një pjesë jo të pastër, ka një pjesë të inkriminuar, të korruptuar. Dhe policia është një mision I rëndësishëm që s’mund të realizohet nga kategoria e dytë.

Dua të distancohem nga spekulimet ndaj këtij proçesi. Nuk është proçes dokumentesh apo formularësh. Nuk është çështje se punonjësit e policisë nuk e plotësuan bukur këtë formular, pjesa dërrmuese e ka dorëzuar dhe jam i lumtur për këtë. Ne s’do shohim gabimet teknike, apo dhe dokumentat që mungojnë për shkak të burokracisë. SE kemi me policinë që ngatërron kolonat, ne se kemi me këtë pjesë, por e kemi me ata që janë polici trafiku dhe pronar hotel njëkohësisht, se s’mundet të ndodh kjo. E kemi me ata që në mëngjes bëjnë policin pasdite japin garanci tek trafikanti. Ky proçes Vettingu do të stimulojë dhe sistemin e karrierës sipas meritës në Policinë e Shtetit.

360grade.al

Share: