Home KRYESORE Prova e re e Prokurorisë për çështjen “Tahiri”?!

Prova e re e Prokurorisë për çështjen “Tahiri”?!

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se posedon letërporositë nga Italia dhe Greqia, ku trajtohen hetimet ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.

Në këto letërporosi janë paraqitur disa prova të reja, të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe që janë të vlefshme deri në korrik të vitit 2018, shkruan Report Tv.

Njëra prej provave që mësohet se zotëron Prokuroria dhe që mund të faktojë lidhjen e Tahirit me bandën “Habilaj” duket se është një prej daljeve jashtë Shqipërisë nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Faktikisht, Tahiri, i cili dha dje dorëheqjen nga funksioni i deputetit, dyshohet se nuk është regjistruar në sistemin TIMS shqiptar për daljen dhe rikthimin e tij në vend.

Dhe një gjë e tillë mendohet të jetë zbuluar sepse në sistemin e vendit të huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e Tahirit është regjistruar.

Dje, ndërkohë, Zëri i Amerikës, duke raportuar për dorëheqjen e Tahirit, shkruante se më parë Prokuroria kishte kërkuar arrestimin e tij “por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë”.

Qëndrimi i shumicës dhe veçanërisht i kryeministrit Edi Rama u pa kryesisht nga opozita si një mbrojtje që iu ofrua ish ministrit, ndërsa largimi i tij u komentua si një manovër politike.

360grade.al

Share: