Home KRYESORE Marrëdhënia e prishur me Ramën, Çani e komenton për herë të parë

Marrëdhënia e prishur me Ramën, Çani e komenton për herë të parë

Në qershor të vitit të kaluar bëri bujë lajmi se kryeministri Edi Rama do të ishte i ftuar në “Zonë e lirë”, pasi kjo do të ishte një përballje e Çanit me Ramën pas shumë vitesh që nuk “flisnin”.

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Çani u shpreh se nuk është e vërtetë që janë zënë, por thjesht i kanë lënë lajmet të qarkullonin vetë.

“Po nuk ishim zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njeri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda por unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë”, u shpreh gazetari Arjan Çani.

I pyetur për thashethemet se Rama faktikisht i ka bërë një “nder” duke i ardhur në emision, Çani u përgjigj:

“S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister, më pëlqen ky thashethem”.

s.a/dita

Share: