Për regjisorin Carlos Carvahlo ishte një ditë normale pune, që nisi me filmimin e gjirafës Gerald, e pritur të dilte në qarkullim brenda disa muajve.
Por, dokumentari duket se nuk do të përfundojë në afatin e menduar dhe aq më pak nga ai, pasi 47-vjeçari u godit nga gjirafa gjatë xhirimeve.
Goditja me kokë e kafshës ishte aq e fortë saqë regjisori fluturoi mbi 16 metra, dhe më pas u përplas pa jetë në tokë.
Persona nga stafi si dhe ndihmësit e tij u munduan që t’i jepnin ndihmën e parë, por goditja ishte aq fatale sa Carlos ndërroi jetë brenda pak minutave.
Carlos Carvahlo është nominuar për punën e tij si fotograf dhe regjisor i dokumentarëve të ndryshëm kushtuar natyrës dhe botës së egër afrikane në disa kompeticione ndërkombëtare.
s.a/dita