Home KRYESORE Gjenerali kroat plas ”bombën”: Në Ballkan mund të shpërthejë një luftë e...

Gjenerali kroat plas ”bombën”: Në Ballkan mund të shpërthejë një luftë e re!

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura kroate ka deklaruar se ditën e djeshme se Ballkani është në prag të një lufte të re.

Pavao Miljavac shprehet se vendet e Ballkanit mund të kenë përsëri konflikte.

Në një intervistë për mediat  serbe, gjenerali deklaroi se:

Unë besoj se Kroacia nuk do të jetë drejtpërdrejt e përfshirë. Një konflikt mund të fillojë në Ballkan, dhe mund të ndodhë që dhuna të kalojë kufijtë”.

Një sërë ekspertësh të politikës së jashtme ngritën alarmin se Rusia po përpiqej të përkeqësonte problemet ekzistuese midis serbëve dhe shqiptarëve, duke shfrytëzuar konfrontimin mes dy vendeve për qëllimet e saj politike në këtë pjesë të Evropës.

Ndërkohë, ish-ambasadori i Malit të Zi ka bërë një paralajmërim të ngjashëm, duke deklaruar se Rusia po mundohet të ndezë konfiktet e vjetra në Ballkan.

Në një intervistë Vesko Garcevic u shpreh se:

Aktivitetet e tanishme të Moskës në Ballkan kanë për qëllim të thellojnë dhe përkeqësojnë mosmarrëveshjeve ekzistuese në rajon.”


360grade.al

Share: