Home KRYESORE Horoskopi, 10 maj 2018

Horoskopi, 10 maj 2018

Demi

Pritet një ditë mjaft intensive por duhet të bëni kujes sepse , tranziti i disa planetëve në shenjën tuaj mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e punës. Do bënit mirë të mbanit nën kontroll shpenzimet.

Binjakët

Shenja juaj sot do të jetë nën ndikimin e disa yjeve me ndikim të favorshën në shumë drejtime. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna në planin sentimental.

Gaforrja

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të keni gjithë mbështetjen e një Mërkuri mëse pozitiv, që do të ketë një efekt të menjëherëshëm në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Luani

Duket se nga sot fillon një periudhë vërtet intensive, e cila kërkon mbi të gjitha të jeni psikologjikisht të përgatitur për ta përballuar. Angazhimet e shumta nuk duhet të bëjnë të harroni fushën sentimentale.

Virgjëresha

Do të dëshironit që sot të ishit në vijën e parë, por gjendja juaj fizike nuk jua bën të mundur, kështu që jeni të detyruar të prisni. Duhet të jeni më shumë të disponueshëm ndaj partnerit.

Peshorja

Keni shumë kërkesa e ndoshta po aq oferta, por nuk mund të merreni me të gjitha dhe me të gjithë. Afërdita pozitive sot mund të stimulojë raportet (pak të tendosura) me partnerin.

Akrepi

Duhet të jeni me këmbë në tokë e të leni mënjanë ndjenjën tuaj të protagonizmit, pasi situata ka ndryshuar në disfavorin tuaj. Eshtë momenti t’i hidhni hapat me kujdes.

Shigjetari

Duket se kuadri yjor po kthjellohet dhe kjo do të shërbejë për të rikuperuar si gjendjen psikofizike ashtu edhe humorin tuaj karakteristik. Shenja të qarta për dashurinë vijnë nga Afërdita.

Bricjapi

Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por sa kënaqësi kur rezultatet në fund janë mëse pozitive! Më mirë vetëm se me shokë jo të mirë.

Ujori

Hëna që sot ka shumë luhatje në shenjë ju bën edhe ju të lëkundur dhe skeptikë aq sa nuk hezitoni të shprehni një mendim tuajin edhe kur jeni të bindur se keni të drejtë. Mirë erosi.

Peshqit

Nuk është e thënë që të arrini objektivin me goditjen e parë. Lisi nuk pritet vetëm me një sëpatë, prandaj tregohuni të durueshëm deri në fund. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj partnerit.

Share: