Home KRYESORE Eurovizion 2018 fitohet nga Izraeli, Shqipëria rrëmben vendin e 11-të

Eurovizion 2018 fitohet nga Izraeli, Shqipëria rrëmben vendin e 11-të

Pas një mbrëmjeje të mbuluar nën nota muzikore që përfaqësonin identitetin dhe kulturën e vendeve të tyre, fituesi i festivalit Eurovizion 2018 është Izraeli me këngën “Toy”.

Kënga “Toy” u këndua nga Netta Barzilai dhe është shkruar nga Doron Medley dhe Stav.

Kjo fitore erdhi nga kryesisht nga votat e publikut, pasi ato të jurisë profesioniste zgjodhën shtetin austriak si fitues.

Pavarësisht se u rendit në vendin e 11 me 184 pikë në këtë kompeticion, kënga “ Mall” e Eugent Bushpepës është pritur, sikurse në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales, me ovacione nga publiku i pranishëm.

Shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, sëbashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro është renditur në vendin e 5 me 235 pikë.

Në procesin e votimit, Shqipëria i dha Italisë 12 pikë, ndërsa kjo e fundit nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë. Ishte shteti i Azerbajxhanit ai që i ka dhënë 12 pikë këngës “Mall”.

Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fureira, e cila përfaqësonte Qipron në këtë Eurovision, është renditur në vendin e 2-të.

Eurovizioni i këtij viti ka zhvilluar 3 netë magjike, ku nga 43 shtete janë përzgjedhur 26 për të qenë në skenën e natës finale, në Lisbonë të Portugalisë.

Një fakt interesant i këtij viti në Eurovizion ishte performimi 13 këngëve në gjuhën mëmë të këngëtarëve, dhe jo në anglisht, dhe në to renditej edhe kënga përfaqësuese e Shqipërisë.

s.a/dita

Share: