Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të enjten mes dy të ftuarve, analistit Mustafa Nano dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi në studion e emisionit ‘Opinion’.
Debati degjeneroi në sharje dhe fyerje, menjëherë pas ndërhyrjes në debat të zyrtarit të PD-së, Gazmend Bardhi në lidhje me prezantimin e argumenteve nga analisti Nano në studio për audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj, publikuar nga opozita për përfshirje në trafikun e drogës.
Në një moment Bardhi i kujtoi Nanos se ka një vilë në Gjirin e Lalzit, por gazetari i është kthyer ashpër.
“Vila e sat ëme!”
Ndërsa zyrtari i Partisë Demokratike tha se nuk ka asgjë të keqe që përmendet ajo vilë nëse është blerë me para të justifikuara.
Analisti Mustafa Nano i është përgjigjur se vila është e justifikuar, por nuk i ka kursyer fyerjet ndaj ish-ministrit të drejtësisë duke e quajtur atë “kërriç” dhe “zuzar”.
Bardhi: Vilë në Surrel ka Edi Rama nuk ka ndonjë nga opozita. Po flasim për përgjegjësinë ligjore të ministrit.
Nano: Pse për kunatin të mos flasim.
Bardhi: Jo të flasim për vilën tëndë në Lalëz.
Nano: Për vilën time, vilën time, vilën e sat ëme…