Në rrethana ende të mistershme ka ndërruar jetë një 27 vjeçar dje në Korçë, i cili ndodhej në birucën e komisariatit të Korçës, i arrestuar për vjedhje. Familjarët kanë akuzuar se policët e kanë rrahur e toruturuar, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. Lideri i opozitës, Lulzim Basha reagoi ashpër, duke iu bashkuar familjarëve dhe duke hedhur akuza ndaj policisë.
Statusi i plotë i Bashës në facebook
Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.
Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.
Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.