Home KRYESORE Stresi flet për takimin me Saimir Tahirin!

Stresi flet për takimin me Saimir Tahirin!

Dihet tashmë që ai ka patur disa herë probleme me Policinë, e sidomos kur atë e drejtoi ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga të gjitha këto ngjarje duket se Stresi nuk e ka pëlqyer asnjëherë ish ministrin Tahiri. Stresi, i ftuar në në emisionin “Fun Day” në INTv, rrëfeu momentin e përballjes me Tahirin në prapakuintat e “Zonë e Lirë” disa ditë më parë, përballje e cila u komentua shumë në media. Ai tregoi se rastisi në koridore me ish-ministrin dhe vetëm u pershendeten.

“Ngriti syzet dhe më tha: “Hë mo, mirë?, iu ktheva dhe i thashë: ‘Mirë, faleminderit’, shprehet Stresi dhe më pas largohet. Ai tregoi se nuk është fans i Tahirit dhe se ish-ministri nuk është ashtu si shumë po e komentojnë por për më shumë shihni intervistën më poshtë. Madje Stresi foli edhe për marrëdhënien e tij me bukuroshen, Kejsin, nuk duhet ta humbisni pa e parë!/opinion.al

Share: