Home KRYESORE VIDEO/ Në “Majemi”, lokalin e Gon Xhafës ku u realizua audio-përgjimi

VIDEO/ Në “Majemi”, lokalin e Gon Xhafës ku u realizua audio-përgjimi

Audio përgjimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës, dyshohet se është bërë në katin e dytë të një pallati, ku ndodhet një bar-kafe. Ky lokal njihet prej shume vitesh, si pronë e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Abc News sjell pamjet e ambjentit ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin Majemi “Miami” vazhdohet të shërbehet. Fqinjet i thanë ABC News se klientela nuk ka pësuar rënie. Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë për të dalë nga gjendja e tij e vështirë ekonomike, dhe sipas tij, Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte një investigim prej tij, nuk ka qenë prezent në procesin e audio përgjimit dhe as e ka parë dhe njeh Agron Xhafën.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike në datë 14 Maj.

Dy ditë më pas vëllai i Ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në prokurori dhe më pas iu vetëdorëzua policise italiane në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transemtoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon.

Share: