Këngëtari grek Notis Sfakianakis, ka reaguar lidhur me deklaratat për bojkot nga një grup aktivistësh të cilët i kanë konsideruar tepër fyese qëndrimet e artistit ndaj shqiptarëve.
Sfakianakis thotë se nuk ka bërë asnjë deklaratë diskriminuese ndaj shqiptarëve, por përkundrazi ai e do shumë vendin.
Ndërkohë, gjykon se mediat kanë spekuluar nga intervistat që ka dhënë.
“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha.
Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…
Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip/lapsi.al