“Po më telefonojnë të gjithë, por është vetëm një gënjeshtër e madhe. Nuk është ende koha që të martohem”.
Kwto janë fjalë të ish-yllit të Brazilit, Ronaldinho për mikrofonin e emisionit “E’Gol” në kanalin vendas “SporTV”.
Ai përgënjeshtron atë që shkruante e përditshmja “O Dia” se Dinjo ka vendosur të martohet në gusht dhe në altar do të çojë dy bashkëjetueset e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.
Gazeta shkruante se ceremonia do të bëhej në praninë e pak miqve Santa Monica në California ku jetojnë të tre.
Në Brazil poligamia është krim dhe dënohet me burgim deri në 6 vjet.
a.s/dita