Home KRYESORE 7 minatorë kanë vdekur, Lulzim Basha : Mafia e kromit ka blerë...

7 minatorë kanë vdekur, Lulzim Basha : Mafia e kromit ka blerë heshjen e Gjiknurit

Lulzim Basha ka reaguar ashpër për incidentet tragjike të njëpasnjëshme në minierën e kromit në Bulqizë, ku vetëm një ditë më parë u plagosën dy minatorë. Duke folur nga Spitali Ushtarak pasi vizitoi të plagosurit, kreu i demokratëve u shpreh se mafia e kromit ka blerë heshtjen e ministrit të korruptuar Damian Gjiknuri.

“Damian Gjiknurit ii është mbyllur goja me milionat e mafias së kromit. Nuk ka asnjë fjalë për të dhënë për 7 minatorë që vdqiën në pak muaj dhe disa të plagosur”.

“Jam përmbajtur deri tani të flas për këtë çështje për të mos rënë në shfaqjen e shëmtuar të socialisteve kur ishin në opozitë”, tha më tej Basha. Por tashmë situata është alarmante, vijoi ai.

“Në 5 vite që qeveris, qeveria e krimit të Edi Ramës kanë humbur jetën 40 minatorë, më shumë se sa në 20 vite të marra së bashku. Mafia e kromit duhet të ndalet. Qeveria e kapur duhet të largohet”, deklaroi ai.

Share: