Detaje tragjike janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar të premten në darkë në Durrës, ku Çlirim Shaholli qëlloi për vdekje në kokë me mjete të forta bashkëshorten e tij, Adriana.
Gazeta ‘Panorama’ shkruan se 42-vjeçari e ka pranuar krimin, duke u shprehur se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë dhe koka i ka rënë në dysheme.
Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër. 40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.