Home KRYESORE Vritet shqiptari në Afrikë, tentuan ti grabisnin makinën

Vritet shqiptari në Afrikë, tentuan ti grabisnin makinën

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Mali të Afrikës, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, ai ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.

Në tentativën për grabitje ku mbeti i vrarë shtetasi shqiptar, mbetën të plagosur edhe dy kolegë të tij, përkatësisht një shtetas kosovar dhe një maqedonas.

Në grabitjen e mbetur në tentativë, thuhet se morën pjesë katër persona,  ngjarje që konfirmuar edhe nga Misioni i OKB-së në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”, tha misioni i OKB-së në Tëitter.

Emri i shtetasit shqiptar të vrarë nuk është bërë ende i ditur, po kështu edhe identiteti i dy personave të tjerë të plagosur, ndërsa Kompania “Ecolog” ku punonte shqiptari, ka një partneritet të vazhdueshëm me OKB-në dhe agjencitë kombëtare e ndërkombëtare të mbrojtjes./Opinion.al

Share: