Më 10 qershor 2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.
Vizita e Bush do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve jo vetëm për rëndësinë historike, por më tepër për surprizat e saj, pasi presidenti amerikan thyen rregullat e sigurisë, sidomos gjatë vizitës së papritur në Fushë-Krujë.