Home KRYESORE E rrallë/ Gruaja u zgjua nga koma pas pëshpëritjes së bashkëshortit, kur...

E rrallë/ Gruaja u zgjua nga koma pas pëshpëritjes së bashkëshortit, kur ishin gati…

Një histori tronditëse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që një grua që gjendej në komë për pak sa nuk do të i largoheshin pajisjet që e mbanin në jetë, por ndodhi një mrekulli që ndryshoj gjithçka. Një çift i ka befasuar të gjithë me historinë e tyre të pabesueshme.

Kjo është historia e Lyndee Pelettiere Swap një grua nga Arizona që ka befasuar nga të gjithë botën,  pasi i ka rënë të fikët e më pastaj ka rënë në koma. Përgjatë 12 ditëve ka qenë në koma pa dhënë kurrfarë shenja jete. Mjekët e njoftuan familjen se mundësitë që Lyndee të zgjohet janë minimale, dhe se duhet të vendosin  që t`ua heqin pajisjet që e mbanin gjallë.

Familja e saj ka menduar se nuk do të mund asgjë të bënin më për të, por burri i saj çdo ditë i fliste asaj afër veshit duke i thënë “Kam nevojë që ti të luftosh, kam nevojë që ti të luftosh”, ai asnjëherë nuk morri asnjë përgjigje.

Kështu kalonte koha pa asnjë shpresë që ajo të i haptë sytë, burri dhe fëmijët e saj e morën vendimin që të i hiqnin pajisjet që e mbanin gjallë si dhe të i dhuronin organet e saj njerëzve që u nevojiteshin për të jetuar.

Familja në ditën e vështirë i kishte informuar edhe të tjerët për këtë vendim, dhe të gjithë po përshëndeteshin me njeriun e tyre të dashur. Por gjithçka ndryshoj kur ishte radha e burrit të saj, që të përshëndetej, kur ai në mes lotëve ishte gati të e shkyçte aparatin që po e mbante atë gjallë. Ajo papritmas tha “ jam një luftëtare” duke i lënë të habitur të gjithë ata që po gjendeshin në dhomë.

Siç dukej Lyndee nuk ishte e gatshme të ikte e aq më pak të linte familjen e saj. Ajo se çka është e befasishme është se gruaja ka thënë se ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës në koma, dhe se i kishte dëgjuar fjalët e burrit të saj, por edhe diskutimet rreth shkyçjes së aparateve./GazetaExpress/

 

 

Share: